Zvicra kalon grupet dhe vazhdon aventurën në fazën tjetër të Botërorit 2022, duke eliminuar Serbinë. Helvetikët fituan me rezultatin 3 me 2 ndaj serbëve, duke i dërguar në shtëpi këta të fundit.

Ka qenë një ndeshje sa me emocione, por edhe me tensione mes dy skuadrave.

I pari që zhbllokoi sfidën ka qenë shqiptari Xherdan Shaqiri. Por gëzimi zgjati pak, pasi Serbia barazoi. 6 minuta më vonë me Mitroviç.

Vlahoviç solli festën te tifozët e përfaqësueses ballkanase, duke realizuar golin e dytë pas nëntë mintuash. Por në fund të pjesës së parë, Zvicra barazoi me anë të Embolos.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 2 me 2. Me nisjen e të dytës, ishte Zivcra që shënoi golin e tretë, rezultat të cilin e mbrojti deri në përfundim të ndeshjes.

Nuk munguan as tensionet e Granit Xhakës me lojtarët serbët. Në minutat e fundit të ndeshjes, kapiteni i Zvicrës Granit Xhaka u përplas me 5 futbollistë serbë. /tvklan.al