Brad Pitt po shijon jetën


Brad Pitt po shijon jetën

12:40 24/01/2020

Brad Pitt është i kënaqur me jetën e tij dhe po e shijon atë në maksimum. Aktori amerikan shprehet se është i lumtur me 6 fëmijët e tij, që janë fryt i dashurisë me ish-bashkëshorten Angelina Jolie.

Ata u ndanë në Shtator të 2016, pas 12 viteve martesë. Megjithatë, Brad shprehet se ka gjëra më të vlefshme që ka dashur në jetë. Ai u shpreh për televizionin “People”: “Po kaloj bukur në Los Angelos. Unë kam miqtë, fëmijët e mi të dashur, e dua kafenë. I dua qentë, nuk kam asnjë ankesë”.

Kështu, ylli hollivudian ndihet i plotësuar dhe mesa duket qëndrimi pranë fëmijëve të tij dhe njerëzve që ai do, e bëjnë atë të ndihet më mirë se kurrë.

Momentalisht, 56-vjeҫari po shijon edhe ҫmimin “Aktori më i mirë mbështetës” në “National Board of Review”, kohë kur theksoi se qëllimet e tij aktuale janë të qenit i lumtur dhe i shëndetshëm. Gjithashtu, Brad po shijon ҫmimin që mori në SAG Awards për performancën e mahnitshme në “Once upon a time  Hollywood”.

Klan Plus

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi