Tre lojtarë të ekipit të futbollit Skënderbeu janë dhunuar para nisjes së takimit Kastrioti-Skënderbeu, që do të zhvillohej në orën 14:00. Lajmi bëhet publik nga vetë ekipi i Skënderbeut. Në një reagim të publikuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook, thuhet se lojtarët Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç u dhunuan nga rreth 25 persona të paautorizuar të futur brenda në stadium.

“Skandal përpara fillimit të takimit të javës së 20-të, Kastrioti-Skënderbeu. Rreth 25 persona të paautorizuar brenda stadiumit “Redi Maloku” kanë goditur dhe dhunuar lojtarët bardhekuq , Oto John, Kristi Vangjeli dhe Idriz Toskiç”

, thuhet në postimin e ekipit të Skënderbeut.

Në reagim thuhet gjithashtu se

“asnjë forcë policie e pranishme në stadium për të ruajtur rendin dhe mbarëvajtjen e ndeshjes”.

/tvklan.al