Mjekët: Kush nuk e ka kaluar gripin, mund ta kryejë në çdo kohë

368 mijë doza të vaksinës së gripit janë në dispozicion për grupet e riskut nëpër qendrat shëndetësore, por në farmaci për pjesën tjetër të qytetarëve vaksina do të mbërrijë brenda Tetorit.

Burime pranë Agjencisë së Barnave bëjnë me dije se deri më tani vetëm një kompani farmaceutike ka aplikuar  për të importuar 10 mijë doza të vaksinës së gripit.  

Por kur duhet të kryhet vaksina e gripit? Ekspertët rekomandojnë që vaksinimi duhet të kishte nisur që në fillim të Shtatorit për një mbrojtje më të madhe, gjithsesi ajo është e vlefshme edhe për muajt në vijim.

Vitin që shkoi vaksina e gripit kishte një kosto prej afro 13 euro në farmaci. Në kushtet e pandemisë, bluzat e bardha rekomandojnë kryerjen e vaksinë së gripit për të mos patur mbivendosje me virusin e Covid-19. Grupet e riskut që mund ta marrin vaksinën e gripit në qendrat shëndetësore janë të moshuarit, policët, mësuesit dhe fëmijët 2 deri në 5 vjeç.

Tv Klan