Skuadra angleze tenton të kthejë në Premier League mesfushorin danez

Brentford është skuadra e parë që kompleton ofertë zyrtare për Christian Eriksen. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, skuadra e Premier Ligës angleze është gati për t’i dhënë një kontratë gjashtëmujore 29-vjeçarit danez.

Një vendim për të ardhmen e tij nuk pritet deri në fund të këtij muaji, edhe pse lëvizja drejt Anglisë shihet si ajo më bindëse.

Eriksen është një njohje e vjetër e trajnerit aktual të Brentford, Tomas Frank, i cili e ka drejtuar danezin në radhët e të rinjve të kombëtares skandinave.

Gjithashtu, në organikën e skuadrës angleze gjenden edhe tre futbollistë danez, Matias Jensen, Kristian Norgard dhe Matias Jorgensen.

Mesfushori me tipare sulmuese është gati për të rifilluar karrierën e tij pasi pësoi arrest kardiak në fushë gjatë ndeshjes së Euro 2020 me Finlandën. Kjo ngjarje solli zgjidhjen e kontratës me Interin, që e kishte blerë kartonin e tij nga Tottenham Hotspur.

Klan News