Britania e Madhe po hyn me shpejtësi në “listën e zezë” të koronavirusit. Deri më tani atje janë shënuar 759 të vdekur për shkak të COVID-19, ndërsa 14.579 persona janë infektuar në total.

Vetëm këtë të premte atje u shënuan 181 humbje jete, një rritje me 31%, çka frikëson të gjithë ekspertët sepse është rritja më e madhe deri në këto momente i numrit të të vdekurve.

BBC shkruan se pacientët në Angli që vdiqën ishin të moshave nga 29 deri 98 vjeçare. Nga këta vetëm 4 pacientë nuk kishin sëmundje kronike, janë shprehur zyrtarët.

Britania e Madhe renditet në vendin e shtatë për nga numri i madh i viktimave pas Italisë, Spanjës, Kinës, Iranit, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./tvklan.al