Britania  e Madhe do të lançojë një paketë prej 705 milion eurosh, ku do t’i vijë në ndihmë menaxhimit të pikave kufitare detare, të cilët po përgatitet të largohen  përfundimesh nga bashkimi dogano i BE-së në fund të vitit.

Në këtë paketë, pritet të ketë poste të reja kontrolli kufitar, gjithashtu edhe 500 punonjës shtesë të Forcave Kufitare.

Financimi i ri do të përfshijë deri në 470 milion për ndërtimin e infrastrukturës portale. Ndërsa 235 milion do të investohen në sistemin e IT dhe stafit.

Britania e Madhe u largua nga Bashkimi Euroipan më 31 janar, tani është në një periudhë 11- mujore të tranzicionit, ku gjatë së cilës zbatohen rregullat ekzistuese të tregtimit dhe anëtarësimit në bashkimin doganor dhe atij tregtar.

Sekretarja e shtetit për tregun Ndërkombëtar. Elizanet Truss, shpreh shqetësimin për strategjitë e qeverisë për të bërë kontrollin e mallrave të BE, që hyjnë në Britaninë e Madhe gjatë periudhës së tranzicionit të Brexit.

Truss paralajmëroi ministrat e tjerë se mos vendosja kontrolleve të plota në pikat kufitare deri në korrik të 2021, mund të shihte kontrabandë të rritur nga BE, që mund të çojë vendin në sfida ligjore përballë Organizatës Botërore të Tregtisë dhe të dobësojë bashkimin me Irlandën e Veriut.

Mediat angleze bëjnë të ditur se qeveria Britanike do të aplikojë një teknologji të re, e cila do të monitorojë me saktësi shumë të madha, saktësisht se kush, dhe çfarë po hyn brenda vendit. Nëpërmjet teknologjisë së re autoritetet kufitare do të merren në mënyrë efektive  me krimin e organizuar dhe kërcënimet e tjera të sigurisë.   

Klan Plus