Peshon 10 kilogramë, vlera e saj është 10 mijë Paund

Një monedhë gjigante e arit, që ka vlerën e 10 mijë Paund dhe peshon 10 kilogramë, është prodhuar nga Britania e Madhe, raporton BBC. “Royal Mint” ka njoftuar se për prodhimin e monedhës më të madhe është dashur 400 orë punë, përfshirë katër ditë për ta lustruar.

Monedha e gjerë prej 20 centimetra është krijuar duke përdorur njohuritë  tradicionale dhe teknologjinë inovative. Monedha bashkon të dhjetë kafshët mistike në një dizajn, përfshirë luanin, grifinin, fajkoin, demin, dragoin, njëbrirëshin dhe kalin.

Në qendër është portreti i Mbretëreshës Elizabeta II.“Royal Mint” ka njoftuar se çmimi për monedhën është 10 mijë Paund.

Klan News