Por nuk ka plane për intervistë televizive gjithëpërfshirëse

Që nga gazetarët, krijuesit e dokumentarëve dhe adhuruesve, nuk mungojnë edhe njerëz të tjerë, të gatshëm të tregojnë historinë e Britney Spears, midis betejave të ashpra ligjore me babanë e saj për mbrojtjen e këngëtares: përveç vetë super yllit të muzikës pop.

Interesi i publikut të gjerë për ta parë këngëtaren të ulur për të treguar anën e saj të historisë dukej se ka arritur kulmin kjo për shkak të intervistës së fundit të Princit Harry dhe Meghan Markle me Oprah Winfrey.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Spears do të donte të fliste mes gjithë spekulimeve për jetën e saj, por ajo nuk ka në plan të ndjekë gjurmët e familjes mbretërore duke zhvilluar një intervistë televizive ku asnjë temë nuk është jashtë kufijve.

Këngëtarja 39-vjeçare e njohur për skandalet e njëpasnjëshme ka qenë e pasuksesshme, deri më tani, në përpjekjen e saj për të zëvendësuar përgjithmonë babanë e saj, Jamie Spears, si kujdestarin e çështjeve të saj personale dhe 60 milion dollarëve  pasuri që nga viti 2008.

Disa prej procedurave ligjore janë ndër temat e nxehta në dokumentarin e New York Times, Framing Britney, i cili u shfaq në fillim të Shkurtit.

Klan News