30-vjeçarja ka treguar se gjithmonë do të jetë pranë këngëtares

Pas lajmeve që pushtuan mediat botërore në lidhje me deklaratat e Britney Spears ka reaguar për herë të parë edhe motra e saj Jamie Lynn Spears. 30-vjeçarja tha se nuk ka folur pasi i takonte Britney-t të tregonte të vërtetat mbi jetën e saj dhe e bëri tepër të qartë se ajo gjithmonë do ta dojë dhe mbështesë atë.

Ndoshta nuk e kam mbështetur ashtu siç do të donte publiku me një hashtag në një platformë publike, por ju siguroj se e kam mbështetur motrën time para se të kishte një hashtag dhe do e mbështesë edhe më vonë”, u shpreh ajo.

Ende nuk ka një vendim nga gjykata se kush do të fitojë këtë betejë ligjore, nëse do të jetë  Britney Spears që do të fitojë lirinë dhe do të mund të menaxhojë vetë paratë e saj apo do të jetë i ati i cili do të vazhdojë të ketë kujdestarinë e plotë mbi të.

Britney Spears rrëfeu javën që lamë pas gjithë historinë e trishtë të jetës së saj nën kujdestarinë e të atit. Ajo tregoi se sa shumë e ka dëmtuar atë ndaj iu drejtua dyerve të gjykatës në mënyrë që ky makth të merrte fund sa më shpejt për të.

Klan News