Britney Spears nuk e ka në plan të bëjë një intervistë me Oprah Winfrey



Britney Spears nuk e ka në plan të bëjë një intervistë me Oprah Winfrey

08:40 27/11/2021

Ajo deklaroi se ka  shumë gjëra për të thënë për kujdestarinë ligjore

Një intervistë e gazetares  Oprah Winfrey me këngëtaren e njohur  Britney Spears padyshim që do të shkaktonte një interes të madh tek publiku.

Por një burim i afërt me Spears thotë për CNN se këngëtarja e ka në plan për të bërë një intervistë me Winfrey, pavarësisht se së fundmi deklaroi në rrjetet sociale se do ta dëshironte.

Britney nuk ka bërë një intervistë me Oprah dhe ajo madje as nuk është në diskutime për ta bërë një të tillë”, tha burimi. “A do të ndodhë? Ndoshta, por jo tani.”

Fituesja e Grammy-t postoi në rrjetet sociale javën e kaluar se ka më shumë për të thënë për konservatorin e saj 13-vjeçar tani që ka mbaruar. Ajo la të kuptohet për një intervistë të mundshme me Winfrey.

Kujtojmë se ajo u vendos nën kontroll të rreptë në 2008 pas problemeve me shëndetin mendor. Gjatë këtyre viteve, jeta dhe karriera e saj dukej se ecnin pa probleme, me babanë në krye ndërsa performonte nëpër turne dhe regjistroi katër albume. Por problemet nisën të shfaqen në 2019 kur ylli anuloi një koncert në Las Vegas.

Klan News








Të ngjashme