Sulmuesi kuqezi ishte protagonist në debutimin e tij me Southampton

Armando Broja po përshtatet mirë me stilin e Sauthemptonit. Në takimin e parë të tij me “shenjtoret” në Karabao Kap, ai realizoi dy gola në fitoren 8-0 kundër Njuport.

Sfida e parë e Armando Brojes me Sauthemptonin përfundoi me një dygolësh për sulmuesin kuqezi dhe fitore me goleade 0-8 kundër Njuport.

Diferenca e “shenjtoreve” kundër ekipit të League Tëo ishte e dukshme në fushë në përballjen e Karabao Kap. Broja e nisi nga fillimi dhe iu deshën 9 minuta për golin e parë të tij dhe të takimit.

Talenti 19-vjeçar realizoi edhe në minutën e 57. Trajneri Hasenhatl e nxori atë nga loja në minutën e 65 të lojës. Mosaktivizimi i Brojes në dy takimet e para të Premier Liges shqetësoi tifozët e Çelsit dhe drejtuesit e bluve, që e huazuan 19-vjeçarin pikërisht për më shumë hapësirë.

Trajneri i Sauthemptonit reagoi për këtë e kërkoi pak kohë, sa sulmuesi kuqezi të përshtatej me ekipin. E nga kjo sfide, duket se punët për Brojen po ecin mirë.

Klan News