Sulmuesi shqiptar është në vendin e 19 me 35,3 km/h

Armando Broja është një nga futbollistët më të shpejtë në kampionatet e Europianit. Sky Sport ka publikuar listën me 30 lojtarë ku sulmuesi shqiptar i Chelsea renditet i 19.

Shpejtësia më e lartë e regjistruar e 21-vjeçarit është 35,3 km/h. Te Chelsea, Armando Brojës ia kalon vetëm një futbollist, afrimi i merkatos së Janarit ukrainasi Mykhaylo Mudryk me 36,63 km/h.

Këtë renditje të veçantë e udhëheq mbrojtësi i Newcastle, Sven Botman. Holandezi është i vetmi që kalon 39 km/h. Në dhjetë më të shpejtët janë edhe Darwin Nunez i Liverpool, Kylian Mbappe i Paris Saint Germain apo Ousmane Dembele i Barcelona.

Tv Klan