23-vjeçari: Do të ishte e vështirë për mua të kisha një karrierë si babai im

Brooklyn Beckham ka zbuluar se ai ka vendosur të heqë dorë nga futbolli pasi kuptoi se do të ishte “e vështirë” të jetonte sipas hapave që ndoqi babai i tij David.

Duke folur për “Variety”, 23-vjeçari ka bërë të ditur se babai i tij nuk ishte i mërzitur për vendimin e marrë pavarësisht pasionit të madh të Brooklyn për futbollin.

 “Unë dua që ti të jesh i lumtur“, mësohet t’i jetë drejtuar David Beckham djalit të tij.

Për të provuar dhe për të përmbushur atë që bëri babai im në futboll, do të ishte pak e vështirë”, shprehet Brooklyn.

47-vjeçari, është vlerësuar si një nga mesfushorët më të mëdhenj të gjeneratës së tij dhe ka fituar 19 trofe të mëdhenj gjatë karrierës së tij 20-vjeçare.

Vëllai i Brooklyn, Romeo, 19 vjeç, ka vazhduar një karrierë futbolli dhe po ndjek hapat e të atit. Brooklyn ka eksperimentuar në fusha të tjera, duke përfshirë fotografinë, të cilën e ka studiuar në Parsons School of Design të Nju Jorkut.

Më vonë hoqi sërish dorë nga ky pasion për t’u fokusuar në gatim dhe dëshirën për t’u bërë një kuzhinier i zoti.

Klan News