60,000 fansa u mblodhën për të parë këngëtarin

Ylli amerikan i rrokut Bruce Springsteen dhe grupi i tij ‘E Street’ filluan turneun evropian të vitit 2023 me një koncert në Barcelonë. 73-vjeçari u ngjit në skenë për të interpretuar hite si Born to Run, Born in the USA, Promised Land, No Surrender dhe Prove It All Night.

Rreth 60,000 njerëz u mblodhën  për të parë performancat e tij në satdiumin Estadi Olimpic ndërsa nuk munguan edhe personalite të njohura si Ish-presidenti amerikan Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle Obama dhe regjisori i  njohur Steven Spielberg.

Hera e fundit që Springsteen doli në skenë në Spanjë ishte në Majin 2016, kur ai performoi në  stadiumin Camp Nou.

Turneu ndërkombëtar i Springsteen filloi në SHBA, dhe do të kthehet në Amerikën e Veriut më vonë këtë vit. Turneu është i pari i Springsteen që nga Shkurti 2017.

Klan News