BSH: Ekonomia po rimëkëmbet pas pandemisë



BSH: Ekonomia po rimëkëmbet pas pandemisë

16:52 21/10/2021

“Rritja e çmimeve në botë do ndikojë në Shqipëri”

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko mori pjesë në mbledhjet vjetore të FMN dhe të Grupit të Bankës Botërore të cilat u zhvilluan virtualisht.

Sejko theksoi se ka nisur rimëkëmbja ekonomike qe është kthyer në nivelin e saj të para goditjeve të tërmetit dhe pandemisë.

Megjithatë, Guvernatori shtoi se rimëkëmbja ekonomike varet nga ecuria e pandemisë, qëndrueshmëria e rimëkëmbjes së ekonomisë botërore, si dhe nga ndikimi i goditjeve aktuale të ofertës.

Sipas Sejkos, rritja e çmimeve në tregjet botërore do të ketë ndikimin e saj në ecurinë e inflacionit në Shqipëri megjithëse efekti pritet të jetë kalimtar.

Banka e Shqipërisë thotë se do mbetet në monitorim të pasojave që do të ketë rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe në rast se ndikimi në inflacionin vendas do të jetë më i lartë se pritjet do të rishikojë politikat monetare.  

Tv Klan








Të ngjashme