MINIERAMiniera e Bulqizës po modernizohet si në mjetet e punës ashtu edhe në sigurinë e minatorëve. Kompania ALBChrome, pjesë e Balfin Group, po investon 20 milionë dollarë në projektin e saj për zhvillimin e Pusit nr 9, duke shënuar kështu një ndër investimet më të mëdha në sektorin e industrisë minerare në vitet e fundit në Europë.

Fillimi i punimeve është inaguruar nga presidenti i Balfin Group, Samir Mane dhe ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri. Sipas ministrit ky investim do të ndikojë në rritjen e ekonomisë së vendit.

Sipas ministrit, investimi i AlbChrome, si në vlerë monetare por edhe në kohëzgjatje, është shembull i një industrie të qëndrueshme, për të cilën ka nevojë vendi dhe veçanërisht zona minerare e Bulqizës.

Fillimi i punimeve për realizimin e projektit të Pusit Numër 9 shënon edhe një fillim të ri për gjithë zonën e Bulqizës. Përveç sigurimit të vendeve të punës për punonjësit aktualë për vitet në vazhdim, AlbChrome do të ofrojë edhe vende të reja pune.

I pranishëm në ceremoni, Ministri i Mirëqënies Sociale Erion Veliaj, vlerëson se investimi i AlbChrome, do të ndikojë në ekoniminë e banorëve të Bulqizës.

Punimet për hapjen e Pusit Numër 9 janë parashikuar që të përfundojnë brënda një periudhe 20 mujore. Ky projekt është miratuar nga institucionet e specializuara në fushën e veprimtarisë minerare, për të vijuar më tej zbatimin në terren, edhe për faktin se tashmë marka “Made in Albania”, sic thotë Ministri Veliaj, po prodhohet nga vetë shqiptarët.

Sipas përllogaritjeve paraprake të ekspertëve mendojnë se nga masa totale e rezervës gjeologjike, 1.164.800 ton është sasia e nxjerrshme. Minerali që do të arrihet është me cilësi të lartë. Pas këtij investimi prodhimi mesatar vjetor do arrijë deri në 80.000 ton. Pusi Numër 9 do të përshkrojë nëntokën në një distancë prej 600 metrash duke filluar në kuotën 420 metra mbi nivelin e detit e duke përfunduar në kuotën 180 metra nën nivelin e detit.

Realizimi i këtij projekti i hap rrugën zhvilimit të mëtejshëm të minierës për të arriturderi në kuotën 250 metra nën nivelin e detit.

AlbChrome është kompani e Grupit Balfin ashtu si edhe Neptun, Mane TCI, QTU, TEG, Fashion Group etj.

TV KLAN