Zhgënjejnë Bayern dhe Barcelona

Vëmendja ishte e gjitha tek yjet e Barcelonës, por në fund fitoi Atletico Bilbao. Në fakt katalanasit e bënë punën e tyre, por ishin të pafat pasi goditën 3 herë shtyllat e portës. Fillimisht Suarez që përfitoi nga një kthim topi i mbrojtësve të skuadrës vendase. Suares u zëvendësua nga Rafinha që më pas dy herë radhazi goditi shtyllën.

Kur duhet të ishte nata e lojtarëve të Barcelonës, skenën e pushtoi sulmuesi 38-vjeçar, Ariz Aduriz, i futur në lojë si zëvendësues dhe me një roveshatë mposhti Marc Andre Ter Stegen.

Nisje jo të mirë të sezonit, megjithëse jo me humbje si Barcelona, Bayern Munchen barazoi në ndeshjen e parë ndaj Hertha Berlin.

Gjithsesi ndeshja rezultoi spektakolare në sytë e tifozëve në stadium pasi prodhoi 4 gola. Rezultati u zhbllokua në minutën e 24, kur Lewandowski shënoi për Bayern. Por pjesa e parë përfundoi 2-1 për skuadrën mikë që barazoi me Lukebagio dhe shënoi të dytin me Grujiç.

Barazimi në pjesën e dytë erdhi si një tjetër gol nga Lewandowski, por kësaj radhe me 11-metërsh.

Tv Klan