Ideja origjinale nga Argjentina

Futbolli me 5 ose siç njihet ndryshe në Shqipëri calcetto, mungon shumë në Amerikën Latine dhe jo vetëm mes të rinjve që e ushtrojnë këtë sport në mënyrë profesionale.

Por nga Argjentina vjen edhe idea se si mund të vazhdosh të luash calcetto duke respektuar distancimin fizik.

Fusha e futbollit është ndarë në drejtëkëndësha. Një lojtar mbulon një hapësirë nga 45 deri në 90 metra katrorë dhe mund të luajnë dy skuadra me nga 5 lojtarë.

Argjentina është në izolim që prej 20 Marsit dhe pritet që futbollistët profesionistë të rinisin stërvitjen.

Kjo mënyrë e gjetur për të qëndruar në aktivitet fizik i ka shërbyer këtij klubi në një moment të vështirë.

Tv Klan