Quhet Karim Asir, është 25 vjeç dhe ka çdo ditë një mision: t’u jap njerëzve në Afganistan mundësinë të harrojnë problemet e tyre si lufta, konfliktet dhe pasiguria për jetën.

Dhe këtë ka vendosur ta bëjë nën maskimin si Charlie Chaplin.

Asir u rrit në Iran, ku familja e tij u arratis pasi Talebanët morën kontrollin e Afganistanit në vitin 1996. Atje ai pa shfaqje të Chaplin dhe u pasionua me kinemanë e heshtur.

Por jo çdo gjë është kaq e lehtë për 25-vjeçarin.

Asir tregon se ai është kërcënuar nga militantët që thonë se performancat e tij janë anti-islamike dhe se ka frikë se mund të sulmohet nga një akt vetëvrasës ose në ndonjë shpërthim.

Por pavarësisht nga kërcënimet, ai jep shfaqjet e tij në parqe publike, jetimore dhe në evente bamirësie të organizuara nga agjenci ndërkombëtare.

“Është shumë e thjeshtë. Dua t’u jap afganëve një arsye për të qeshur. Dua t’u jap njerëzve të mi një shans të harrojnë problemet e luftës dhe konflikteve”

.

Kultura tradicionale e Afganistanit përfshin muzikën dhe artet e performances, por nën sundimin e talebanëve nga viti 1996 deri në 2001, shumica e aktiviteteve kulturore u ndaluan, sepse ato u konsideruan si anti-islamike.

Tv Klan