Bota e Hip Hop-it vazhdon të goditet nga skandale të njëpasnjëshme ku janë të përfshirë një sërë emrash të njohur. Këtë herë është reperja Cardi B, e cila akuzohet për dhunë fizike. Viktima ka paraqitur në gjykatë padinë ku thuhet se  më 24 shkurt 2018 ka patur një konfrontin të ashpër fizik mes një roje sigurie dhe artistes.

Sipas dokumenteve të gjykatës të siguruara nga mediat e huaja, Emani Ellis pretendon se Cardi B i ka shkaktuar lëndime në fytyrë dhe më pas është detyruar të kryejë një operacion plastik.

Ajo akuzon gjithashtu se krijuesja e hitit Bodak Yellow ka përdorur pozitat e saj si personazh i famshëm për ta shkarkuar atë nga detyra. Ngjarja ka ndodhur në një spital në Beverly Hills.

Ndër të tjera ajo akuzon Cardi B dhe ekipin e saj ligjor se kanë bërë gjithçka për të vonuar procesin gjyqësor. Kur ndodhi ngjarja, Cardi B ishte në pritje të ëmbël dhe pretendon se këto veprime ishin për vetëmbrojtje. Këngëtarja ka sqaruar se Ellis ka bërë video pa dijeninë e saj duke u larguar nga qendra mjekësore dhe thotë se ajo u pushua nga puna nga mjeku i saj për shkelje të privatësisë.

Klan News