Gjatë karrierës së saj, Reperja Cardi B ka fituar 5 çmime “American Music Awards” dhe ka performuar në këtë event të madh të muzikës.

Tashmë reperen do ta shohim si prezantuese të “American Music Awards”.

Rep- artistja e njohur për hite të tilla si “Bodak Yellow” dhe “Money” është caktuar si prezantuese e spektaklit, fituesit e së cilit përcaktohen nga votat e publikut dhe që transmetohet live nga Los Anxhelesi më 21 Nëntor.

Jemi shumë të lumtur që do ta kemi si prezantuese për herë të parë, yllin e muzikës Cardi B e cila do ta sjellë energjinë e saj unike në ceremoninë e “American Music Awards”, ka thënë producentja ekzekutive e shfaqjes, Jesse Collins, përmes një komunikimi për mediat.

Cardi B ka interpretuar hitin “I Like It” në ceremoninë “AMA” të vitit 2018, së bashku me yjet latinë J Balvin dhe Bad Bunny. Gjithashtu ka bërë histori gjatë paraqitjes së fundit në këtë ceremoni duke u bërë reperja e parë që e ka fituar dy herë çmimin “Kënga e preferuar Hip-Hop”.

Organizatorët e “American Music Awards” këtë vit kanë shtuar edhe disa kategori të reja, si “Kënga më e transmetuar”, “Artisti më i mirë i muzikës kishtare” dhe “Dyshja apo grupi më i mirë latin”.

Klan News