Celibashi: Komisionerët & numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit



Celibashi: Komisionerët & numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit

16:49 29/04/2021

Procesi i numërimit të votave për kandidatët është drejt fundit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se po vijon numërimi në 9 KZAZ në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan.

Gjithashtu, ai i bën thirrje komisionerëve dhe numëruesve që të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në kutinë e fundit si dhe të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ-së.

“Komisionerët & numëruesit të vazhdojnë numërimin pa ndërprerje deri në QV-në e fundit & të mos vonojnë hedhjen e të dhënave në sistemin elektronik të KQZ”, shkruan Celibashi./tvklan.al







Të ngjashme