“Partitë të mos zvarrisin procesin”

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve nuk pranon të komentojë mbi ngjarjen në Kavajë mendon se politika është ajo që tension apo i jep shqiptarëve procese zgjedhore të qeta.

“Është e rëndësishme që ata të kenë vetëpërmbajtje”.

Politikes i kërkon që të mos përdorin komisionerët e tyre për të zvarritur procesin e numërimit të votave që garanton së do përfundojë për subjektet brenda 48 orëve. Ndërsa vetë komisionerëve ju kërkon të mos harrojnë përcaktimet ligjore.

“Edhe të lodhen sa më pak dhe të mos urdhërohen që të sëmuren dhe të lodhen”.

Celibashi flet me optimizëm për punën e bërë deri tani për zgjedhjet e 25 Prillit ku do të përdoret për herë të parë teknologjia për identifikimin biometrik, si dhe do pilotohet votimi dhe numërimi në disa qendra në Tiranë.

Ai thotë se s’do ketë qendra votimi në spitalet Covid, si dhe komisionerët zgjedhore nuk do të bëjnë rolin e mjekëve në qendrat e votimit.

5 ditë përpara mbajtjes se zgjedhjeve kanë mbërritur dhe pjesa më e madhe e materiale zgjedhore nga kompania sllovene që i prodhoi ato.

Tv Klan