Projekti SISMA u krijua para 3 vitesh nga Arturo Caccavale & Daniele De Santo. Ata kanë studiuar në Konservatorin San Pietro në Caserta; Arturo – Muzike Jazz; Daniele – Muzikë Klasike.
Ata kanë bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës botërore si Lucio Dalla e Ivana Spagna. Në vitin 2018 morën pjesë në “Sanremo Giovani”.
Në 2020-ën garuan me këngën “Non esiste perfezione” për çmimin “Mia Martini”, këtë herë vijnë te “Kënga Magjike” me “Figli della stessa terra” (Bijtë e së njëjtës tokë).
Ardit Gjebrea: Për çfarë ju ka munguar Shqipëria?
Që të na donte. Është një tokë që na do shumë dhe ne e duam shumë.
Ardit Gjebrea: Në vitin 2019 ju u paraqitët me një këngë, struktura e të cilës ishte mjaft e veçantë dhe që u prit mjaft mirë. Çfarë keni zgjedhur këtë vit?
Kemi zgjedhur një pjesë e “World Music” që ka të bëjë me dashurinë e gjithë popujve ku asnjëri nuk është i ndryshëm. Jemi fëmijë, jemi bijë të të njëjtës tokë dhe këtë mund ta bashkojë vetëm arti.
Edhe për Sisma fasat kanë një pyetje:
Nëse do t’ju jepej mundësia të shkëmbenit disa tipare karakteriale me njëri-tjetrin, cilat do të ishin ato?
Daniele De Santo: Pyetje e bukur, shumë e goditur. Unë do të doja shumë nga durimi i tij, sepse kam më pak se ai.
Arturo Caccavale: Kurse unë do të doja të isha pak indiferent si Daniele. /tvklan.al