Adele u përlot ndërsa njoftoi së fundmi se duhet të shtyjë turneun e saj me një sërë koncertesh në Las Vegas për shkak të infektimve të një pjese të madhit të stafit të saj me Covid-19.

“Më vjen shumë keq, por shfaqja ime nuk është gati”, tha këngëtarja 33-vjeçare në një video emocionuese në Twitter të enjten. “Ne kemi provuar absolutisht çdo gjë që mundemi për të nisur në kohë”

Këngëtarja e “Hello” ishte vendosur të niste turneun e saj në Weekends With Adele në Colosseum of Las Vegas’ Caesars Palace Hotel të premten, më 21 Janar, por për shkak të problemeve ajo shpjegoi se ekipi i saj u detyrua ta shtynte atë. Datat e reja ende nuk janë shpallur.

“Gjysma e ekipit tim janë të sëmurë me COVID. Ata janë akoma, – vazhdoi ajo me një zë të dridhur. Ka qenë e pamundur të përfundosh shfaqjen. Jam shumë e mërzitur dhe jam shumë e turpëruar. Më vjen shumë keq për të gjithë ata që kanë udhëtuar. Më vjen shumë keq”, tha ajo në video./tvklan.al