Xhaferi: Nuk heqim dorë nga objektivat

Rihapja e garës për titullin kampion pas ndeshjeve të javës së 22, sjell shumë dilema, mbi të gjitha tek Vllaznia që po sheh se po i lëviz toka nën këmbë.. Një ditë pas humbjes me Teutën, sponsori i Vllaznisë, Alban Xhaferi thotë Vllazninë se nuk duhet ta tundohet në ndryshimin e objektivave, minimalja dalja në Kupat e Europës.

Por cilët janë shkaqet që shkodranët nuk po marrin rezultatet e kërkuar prej 7 javës kampionat? Afrimi i Teutës, Laçit dhe Partizanit janë kërcënim i hapur për pozicionin e kreut të renditjes.

Ndeshja e radhës e Vllaznisë është një tjetër sfidë e rëndësishme. Më 8 Mars në “Loro Boriçi” Kukësi mund të prishë planet e shkodranëve.

Tv Klan