Me duartrokitje është pritur fjalimi i shkurtër i Dashamir Shehit në mesin e turmës së protestuesve përpara Parlamentit.

Shehi ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si të keqen më të madhe që ka pasur Shqipëria në vitet e pas diktaturës. Ndërsa ka pranuar edhe gabimet e demokratëve kur kanë qenë në qeveri, por thotë se është Edi Rama që po ndan shqiptarët.

Dashamir Shehi:

Ky zotëria është e keqja më e madhe që na ka rënë 30 vjet. Nuk kemi qenë mrekullia as ne, po si ky nuk i kishte rënë Shqipërisë. Prandaj duhet ta përzemë. Ky njeri që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë duke hedhur helmin kundër shqiptarëve, që pretendon se do bashkojë Shqipërinë dhe Kosovën, ky do ta ndajë dhe Shqipërinë. Por nuk kemi për ta lënë, kjo është rrugë që mund të jetë e gjatë, nuk kemi rrugë tjetër. Kjo që po bëjmë bashkë bëhet për të mirën e Shqipërisë. Nuk na ka lënë shteg përveç protestës së rrugëve. Do të vijë dita që do t’i kthehemi asaj salle, por do t’i kthehemi si burrat. Keni ardhur nga gjithë Shqipëria. /tvklan.al