Champions do të luhet në Gusht



Champions do të luhet në Gusht

09:35 20/04/2020

Shpërthimi i koronavirus ka prishur planet e organit më të lartë të futbollit europian, UEFA-s. Dy kompeticionet e menaxhuara prej saj, Champions dhe Europa League si dhe Kampionatet Europiane janë pezulluar për një kohë të pacaktuar. Megjithatë, duket se Liga e Kampionëve do të rinisë së luajturi, dhe për këtë UEFA pritet të paraqesë një plan.

Sipas Sky Sport Italia, ideja është që ndeshjet e mbetura të zhvillohen nga 7 deri më 29 Gusht, me një lojë çdo tre ditë deri në finalen e madhe të Stambollit. Një seri takimesh janë parashikuar të bëhen gjatë javës së ardhshme,  për të diskutuar se si të vazhdohet në përmbylljen e sezonit 2019-20 në mes të pandemisë së koronavirusit.

Opsioni më i mundshëm është që ndeshjet e dyta të raundit të 1/16-ave të Champions League, Juventus-Lion, Barcelona-Napoli, Real Madrid-Manchester City dhe Chelsea-Bayern Munich që diskutojnë një biletë për në raundin çerekfinal mund të luhen më 7 dhe 8 Gusht.

Skuadrat që janë kualifikuar tashmë, si PSG, Leipzig, Atalanta dhe Atletico e Madridit do të zbresin në fushë më 11 dhe 12 Gusht, teksa ndeshjet e kthimit do të luhen më 14 dhe 15 Gusht.

Finalistët e këtij sezoni do të mësohen mbrëmjen e 21 dhe 22 Gushtit, për të arritur më pas tek finalja e Stambollit më 29 Gusht. Nga ana tjetër, hipotezë e mundshme është që sezoni 2020-2021 i Ligës së Kampionëve të mos fillojë përpara datës 20 Tetor.

Klan Plus



Të ngjashme