Chelsea aktivizion më shumë të huajt - Tv Klan

Chelsea aktivizion më shumë të huajt


Chelsea aktivizion më shumë të huajt

09:00 16/10/2021

Vetëm 4 ekipe në Premier League kanë aktivizuar lojtarët vendas në mbi 50% të kohës në sfidat në kampionat

Chelsea është skuadra që ka aktivizuar më shumë minuta futbollistët e huaj në Premier Ligë këtë sezon. Ndërkohë që disa prej talenteve vendas kanë vuajtur që të mund të gjejnë hapësirë.

Pas analizës së kryer nga observatori i futbollit CIES, rezultoi se “blutë” e Londrës kanë aktivizuar lojtarët e huaj në 87% të kohës që ata kanë garuar në kampionat këtë sezon.

Në vend të dytë është ekipi i Uolverhemptonit me 82%, e pas tyre vjen Manchester City me 78%.

Vetëm 4 ekipe në Premier Ligë nga 20 kanë aktivizuar futbollistë vendas në mbi 50% të kohës në takimet në Premier Ligë, Bërnlej, Aston Villa, Southempton dhe Newcastle.

Shifrat vijnë pas përfundimit të grumbullimit të kombëtares, ku trajneri i Anglisë Gareth Southgate ka qenë i detyruar që të thërrasë futbollistë, të cilët aktualisht kanë pasur probleme me akvitizimet me klubet e tyre.

Klan News








Të ngjashme