“Blutë” e Londrës duan që t’i rrëmbejnë United objektivin e tyre numër 1 në këtë merkato verore

Chelsea është e vendosur për të sjellë në “Stamford Bridge” mesfushorin e Barcelonës Frenkie de Jong.

Holandezi është objektivi numër 1 i Mançester Junajtid.  “Blutë” janë të gatshëm që të ofrojnë 71 milionë paund, që është shuma që “Djajtë e kuq” kanë rënë dakord që të paguajnë për kartonin e 25 vjeçarit.

Por nëse De Jong do të zgjidhte Çelsin, ai do të kishte mundësinë që të luante në Ligën e Kampioneve. Junajtid ende vazhdon që të punojë që t’i sjellë trajnerit Erik ten Hag një nga prioritetet e kësaj merkatojë verore.

Por mesfushori holandez ka hezituar që të tranferohet në “Old Trafford” e të luajë në Ligën e Europës. Sipas gazetës sportive spanjolle “Diario Sport”, Chelsea brenda pak ditësh do të bëjë te katalansit ofertën për lotjarin, që e ka ndjekur gjatë gjithë verës.

Pronari i ri i bluve Tod Boehly në takimin me presidentin Joan Laporta në fillim të korrikut i kërkoi lejen që të negocionte me De Jongun për një transferim të mundshëm.

Barça është gati ta shesë mesfushorin holandez, që të ketë mundësinë të kryejë afrime të tjera.

Klan News