Londinezët shënjestrojnë sulmuesin e Tottenham Harry Kane


Pavarësisht se ka shpenzuar më shumë se kushdo, Chelsea mbetet sërish në merkato. Blutë e Londrës kërkojnë që të përforcohen akoma dhe më shumë në këtë periudhë janari dhe janë gati për të vënë të tjerë emra me peshë në urdhërat e teknikut Graham Potter. Chelsea po vuan shumë në repartin e avancuar dhe duket se aty do të ketë ndërhyrje. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, presidenca është gati për të sakrifikuar shumë, teksa në shenjestër gjendet Harry Kane.

Anglezi po kalon një moment fantastik me Tottenham, gjithsesi, londinezët janë shumë larg pritshmërive dhe të distancuar në garën për trofe këtë sezon. Për këtë shkak, 29-vjeçari mund të vlerësojë maksimalisht një largim të mundshëm nga “gjelat” me destinacion skuadrën tjetër londineze.

Diçka që favorizon Chelsea në këtë pikë është se Kane ka 18 muaj kontratë nga Tottenham dhe vlera e tij në treg vlerësohet me 90 milionë euro. Chelsea ka pasur probleme të vazhdueshme me sulmuesit gjatë viteve të fundit, me lojtarë si Alvaro Morata, Romelu Lukaku dhe Timo Werner që u sollën të gjithë në klub me shumë pritshmëri, por dështuan.

Klan News