Një grua shqiptare, 43 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti tragjik. Ngjarja e rëndë ndodhi në periferi të Pozzallo, vend ku banonte viktima.

Ajo ishte duke udhëtuar së bashku me bashkëshortin. Ky i fundit mbeti i lënduar si pasojë e përplasjes së makinës së tyre tip Fiat me një mur të një shtëpie private.

Deri më tani shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta. Sipas asaj që raportojnë mediat, çifti po kthehej në shtëpi pas ditës së punës. Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë policia dhe ambulanca.

Për gruan ishte tepër vonë pasi kishte ndërruar jetë menjëherë, ndërsa bashkëshorti është dërguar në spital si pasojë e disa traumave të ndryshme që ka pësuar.

Identitetet e viktimës dhe të lënduarit nuk janë zbuluar deri më tani./tvklan.al