Fruthi dhe obeziteti kanë qenë emergjencat shëndetësore në Tokë për vitin 2019. Është OBSH që bën publike statistikat, sipas të cilave në planet 2.3 miliardë njerëz janë në mbipeshë ose obezë, numri i duhanpirësve ka rënë, por me ritme të ulëta, alkooli vijon të vrasë 3 milionë njerëz në vit dhe 50 milionë të moshuar vuajnë nga një formë e demencës. Kjo është fotografia e popullsisë globale për vitin që po lëmë pas.

Përveç fruthit, ku në vitin 2019 rastet janë trefishuar në krahasim me vitin 2018, edhe lufta ndaj superbaktereve nuk po rezulton me sukses, pasi numërohen 700 mijë të vdekur nga infeksione që shkaktohen nga mikrobe që janë rezistentë ndaj antibiotikëve.

Problem tjetër mbetet regjimi ushqimor dhe stili i jetës parazitar, me kequshyerje dhe mungesë të aktivitetit fizik. Për këtë OBSH do të vijojë fushtata sensibilizuese edhe për vitin e ardhshëm.

Ndërsa lajmet e mira për këtë vit kanë qenë vaksina kundër malaries, ku procesi ka nisur tashme në Malawi, Ghana dhe Kenya me objektivin për të vaksinuar 360 mijë fëmijë në vit. Gjithashtu edhe vaksina e terapitë eksperimentale ndaj ‘Ebolës’ që vijon të shfarosë popullsinë në Congo, duket se po japin rezultatet e para pozitive.

Klan Plus