Do të nderojë me “Luanin e artë” 2023 aktori Tony Leung dhe regjisoren Liliana Cavani

Festivali i Filmit në Venecia që starton më 30 Gusht, do të nderojë me çmimin e “Luanit të artë” 2023, karrierën e aktorit nga Hong Kongu, Tony Leung Chiu-Wai dhe regjisores italiane Liliana Cavani për arritje jetësore.

Në fillim të këtij muaji, 60-vjeçari Leung, u shpall aktori më i mirë për vitin  2023 in Asian Film Awards për rolin e tij në thrillerin kriminal “Where the Wind Bloës”.

Ai është i njohur gjerësisht për paraqitjen e tij të fundit në “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings” të Marvel-it, si dhe ylli i filmit në “In the Mood for Love”.

E ndërsa 90-vjecarja Liliana Cavani, drejtoi filmin e vitit 1974 “The Night Porter” dhe bëri debutimin e saj në Festivalin e Filmit në Venecia në vitet 1960.

Ajo u nderua me çmimin “Luani i San Markos” në vitin 1965 për dokumentarin e saj historik “Philippe Pétain: Processo a Vichy”, dhe që atëherë ka fituar shumë vlerësime në festivalin e filmit.

Klan News