581 të prekur me Covid në 24 orë




581 të prekur me Covid në 24 orë

16:37 29/06/2022

21 pacientë të shtruar në spital

Vijojnë të pësojnë rritje shifrat e Covid në Shqipëri. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit nga 1534 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë ose thënë ndryshe në çdo 3 të testuar njëri prej tyre ka dalë me Covid.

Rastet e reja janë shumica në Tiranë, por pothuajse në të gjithë vendin janë regjistruar të prekur me Covid.

Numri i i rasteve aktivë me Covid ka arritur në 2528 qytetarë, ku 1842 janë vetëm në Tiranë, e ndjekur nga Fieri, Vlora, Durrësi dhe Gjirokastra.

Rritje po pësojnë edhe shtrimet në spital. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 21 pacientë.

Gjatë 24 orëve nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Tv Klan











Të ngjashme