Do të quhet “FE C.F” për t’u dhënë besim tifozëve

Në prag të ndeshjes me Barcelonën që do të mbahet mbrëmjen e sotme Getafe ka ndryshuar emrin. Në një lëvizje që do të mbahet mend gjatë, klubi spanjoll konfirmoi se do të fshijë pjesën e parë të emrin, 4 shkronjat GETA, vetëm për këtë ndeshje. Kështu që në mbrëmjen e sotme ata do të quhen Fe CF që në shqip përkthehet klubi i futbollit BESIM.

Getafe ka bërë ndryshime duke filluar që nga shkallët e stadiumit, nga stema në fanellën e futbollistëve, nga faqa zyrtare në internet dhe rrjetet sociale.

Klubi ka pranuar se kjo është një fushatë inovative në mes te pandemisë COVID-19, për të sjellë shpresë tek tifozët dhe që reflekton parimet e klubit. Fushata do të shërbejë edhe për të rritur vëmendjen e njerëzve si dhe për të inkurajuar të gjithë tifozët që po përballen me vështirësitë e mëdha që viti 2020 i ka vënë përpara gjithë shoqërisë.

Clemente Villaverde, menaxheri i përgjithshëm i klubit njoftoi se ndryshimi i emrit vetëm për këtë ndeshje është bërë për t’u kujtuar të gjithëve se besimi është e vetmja gjë që nuk duhet humbur. Getafe është klubi që përgjatë viteve ka tërhequr vëmendjen me fushata marketingu dhe promocionale.

Tv Klan