Kuli: Problematikat shfaqen 6 javë pas kalimit të infeksionit

Prej disa javësh koronavirusi nuk ka regjistruar asnjë rast të ri të infektuar tek fëmijët. Në një interviste për televizionin Klan shefja e pediatrisë infektive Gjerogjina Kuli thotë, se pavarësisht kësaj në shërbim po trajtohen 4 fëmijë si pasojë problemeve shëndetësore që ka lënë virusi tek të vegjlit.

“Aktualisht vazhdojmë të kemi fëmijë që vuajnë pasojat e Covid, kanë qenë që para një muaji të infektuar dhe që momentalisht kanë komplikacione të tipit të përgjigjes inflamatore të ekzagjeruar apo pneumonive të rënda që kanë nevojë për trajtim spitalor”. 

Që prej fillimit të pandemisë 40 fëmijë kanë patur komplikacione të përgjigjes inflamatore që për mjekët konsiderohet diagnoze e rëndësishme. Pasojat post covid tek fëmijët sipas Kulit shprehen pas në kohë.

“Nuk është si virozat e tjera që shkon për dy tre ditë, ka atë kulmin e vetë në dy javëshin e parë dhe pastaj pasojat mund të vazhdojnë me kohë dhe veçori tek fëmijët komplikacionet mund të shfaqen dhe 4 deri në 6 javë pas kalimit të infeksionit qoftë dhe në mënyrë të padukshme”.

Që prej fillimit të qarkullimit të Covid-19 në vendin tonë, kanë patur nevojë për shtrim në spital 300 fëmijë, rasti i parë është paraqitur në shërbimin e pediatrisë infektive në 1 Korrik të 2020.

Tv Klan