Prej 28 Janarit deri më 4 Shkurt u evidentuan 9,046 raste pozitive

Covid-19 ka regjistruar 9,046 raste të reja pozitive prej 28 Janarit deri më 4 Shkurt sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë. Tirana vijon të mbetet vatra më e nxehtë e virusit vdekjeprurës, ku çdo 24 orë mesatarisht evidentohen 300-400 raste infektimesh.

Sa i përket personave që e kanë humbur betejën me Covid-19, prej 28 Janarit deri më 4 Shkurt autoritetet shëndetësore në vendin tone raportuan për 42 humbje jete në spitalet Covid 1 dhe Covid 3, pavarësisht kujdesit nga bluzat e bardha.

Zyrtarisht që prej mbërritjes së pandemisë në Mars të 2020 në Shqipëri janë mbi 3,370 persona që kanë ndërruar jetë për shkak të komplikacioneve të koronavirusit.

Klan News