Diplomatët perëndimore thirrje të ndalet kjo politikë pasi është vërtet tragjike

Diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për ndarjen e fëmijëve nga prindërit e tyre per te shmangur infektimet e Covid-19.

Autoritetet vendase kanë larguar fëmijët me koronavirus nga prindërit e tyre duke shkaktuar protestë të gjerë publike. Diplomatë nga më shumë se 30 vende i kanë shkruar Ministrisë së Jashtme kineze duke u kërkuar autoriteteve që të mos ndërmarrin një hap të tillë.

Ne kërkojmë që në asnjë rrethanë të mos ndahen prindërit dhe fëmijët”, thuhej në një letër të shkruar nga konsullata franceze në Shangai, e cila iu drejtua zyrës së punëve të jashtme të Shangait. Ambasada britanike në Pekin tha se ishte e shqetësuar nga rastet e fundit kur autoritetet lokale kanë kërkuar të ndajnë të miturit që rezultuan pozitivë për Covid-19 nga prindërit e tyre.

Konsullata franceze dhe ambasada britanike u shprehen se po e shkruanin letrën edhe në emër të vendeve të tjera, duke përfshirë shtetet e Bashkimit Europian, si dhe të tjerë, Norvegjinë, Zvicrën, Australinë dhe Zelandën e Re. Por nga ana e tyre zyrtarët e Shangait deklaruan se fëmijët shoqërohen  nga prindërit vetëm nëse edhe ata janë të infektuar.

Kina ka dërguar mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Shangai për të ndihmuar në kryerjen e testeve Covid-19 për 26 milionë banorët e saj, ndërsa rastet vijojnë të rriten.

Klan News