Futbollisti i njohur Cristiano Ronaldo ka njoftuar sot se ai do të bëhet sërish baba. Këtë herë ylli i Portugalisë pret dy binjakë me bashkëshorten e tij, modelen Georgina Rodriguez.

Vetë sulmuesi e ka ndarë këtë lajm me ndjekësit e tij në mediat sociale dhe shkruan se është shumë i lumtur.

Jemi shumë të lumtur që t’ju lajmërojmë që po presim binjakë. Zemrat tona janë të mbushura plot me dashuri, mezi po presim t’i njohim”, shkruan Ronaldo.

CR7 është baba i katër fëmijëve të tjerë, të lindur nga martesat e përparshme që ai ka pasur. Tashmë futbollisti do të jetë baba i gjashtë fëmijëve./tvklan.al