Trajneri i United, Solskjaer konfirmoi se portugezi do luajë në sfidën e radhës në Premier League

Cristiano Ronaldo do të bëjë debutimin e tij të dytë te Manchester United të shtunën. Këtë e pohoi vetë trajneri Ole Gunnar Solskjaer, por pa përcaktuar nëse do ta nisë nga fillimi i sfidës së Premier Ligës kundër Newcastle, në orën 16:00.

Vetë portugezi ndihet gati për të dhënë më të mirën e tij në fushë për “Djajtë e kuq”, ndërsa ka zhvilluar fazën parasezonale me Juven, e po ashtu ka lujtur një ndeshje të plotë me Portugalinë kundër Irlandës në takimin kualifikues të Kupës së Botës.

 “Ka pasur një javë të mirë me ne. E sigurtë që do të jetë në fushë në një moment, kjo as nuk diskutohet. Cristiano Ronaldo ka ndryshuar si lojtar, është bërë një nga finalizuesit më të mirë që unë kam parë ndonjëherë. Nuk i ka njeri aftësitë e tij në ekip, të gjitha ato bashkë. Është një nga lojtarët më të mirë në këtë sport”.

Që nga e marta, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” është stërvitur me United.

Solskjaer shtoi se ai pret që ylli portugez do të luajë në nivelin maksimal deri në moshën 40-vjeçare, ashtu si edhe një tjetër ikonë e ekipit, Rayan Gigs.

Sulmuesi 36-vjeçar i ka befasuar shokët e tij me formën fizike të shkëlqyer, që ka shfaqur në seancën stërvitore.

Klan News