Kërkohet peticion për sjellje të gabuar te portugezët në fushën e lojës

Nuk ka paqe për Cristiano Ronaldon në Arabinë Saudite. Portugezi ka qënë shpesh në qendër të polemikave për sjelljen në fushë dhe gjesti i fundit mund të çojë në pasoja të rënda. Kundërpërgjigjia ndaj tifozëve kundërshtarë që nisën të këndonin kore për Lionel Messin ka revoltuar opinionin saudit, të cilët kanë kërkuar arrestimin e tij.

Prekja e pjesës së tij intime ka shkaktuar polemika të shumta, ndërsa një tjetër ide është dëbimi i tij nga Arabia Saudite.  Nouf bin Ahmed, një avokat në Komisionin e Kombeve të Bashkuara për të drejtën ndërkombëtare të tregtisë pranoi se do të bëjë kërkesë në Ministrinë Publike të Arabisë Saudite për të marra masa të rënda ndaj Ronaldos.

Portugezi u bë lojtari më i paguar në botë pas firmës me Al Nassr, pasi nga kontrata dy vjeçare e gjysmë do të përfitojë rreth 200 milion euro ne sezon.

Klan News