Nata e tretë e spektaklit “Love Story” në TV Klan, nisi me surpriza dhe shumë të papritura, teksa vajzat takuan Saimirin në një qendër SPA.

Përveç takimit në grup me të gjitha vajzat në pishinë, protagonisti i këtij show ndau disa biseda të shkurtra edhe me disa nga konkurrentet, mes të cilave ishte edhe njëra nga binjaket, Silvana.

Programi “Daily Love Story” sjell këtë herë takimin e plotë, teksa të hënën në spektakël u transmetua vetëm një pjesë e takimit.

Saimiri zgjodhi Enxhin, për një takim të shkurtër, ku ndryshe nga vajzat e tjera atë e takoi në një dhomë masazhi.

Veç të tjerash ata kanë ndarë mendime se si duhet të jetë një marrëdhënie në çift dhe për xhelozinë.

Më tej Enxhi është ndalur tek dashuria si koncept, ku i ka kërkuar Saimirit një përkufizim, në vetëm një fjali.

Nën atmosferën e argëtimit, 33-vjeçari ka zgjedhur të bëjë edhe disa takime të shkurtra, ku zgjodhi Kejdën, teksa kishte vënë re karakterin e saj të tërhequr.

Programi “Daily Love Story” me autore Ilda Lumanin, sjell takimin e plotë mes Kejdës dhe Saimirit duke qenë se të hënën u transmetua vetëm një pjesë e shkurtër.

Veç të tjerash dyshja kanë folur për karakterin e tyre, teksa Saimiri ka theksuar se nuk i toleron gënjeshtrat.