Dalin pamjet, momenti kur i vendoset tritol makinës së policit në Durrës


Dalin pamjet, momenti kur i vendoset tritol makinës së policit në Durrës

13:01 03/09/2021

Kjo është makina të cilës iu vendos një sasi eksplozivi në Durrës. Ajo është në pronësi të Lulzim Kastratit, i cili punon si inspektor policie në qytetin bregdetar.

Ngjarja ndodhi në lagjen 17 të qytetit. Automjeti ishte i parkuar pranë banesës së policit.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e poshtme të mjetit ndërsa nga shpërthimi fatmirësisht ka patur vetëm dëme materiale.

Besohet se sasia e eksplozivit është vënë për shkak të detyrës së policit Kastrati. Policia e Durrësit ka shoqëruar disa persona të dyshuar për ngjarjen të cilët janë marrë në pyetje nëse kanë dijeni për shpërthimin.

Klan News








Të ngjashme