Shënon 60 pikë në fitoren ndaj Jazz

Damian Lillard shkruan të tjerë rekorde me ngjyrat e Portland. 32-vjeçari ishte vendimtar në fitoren që skuadra e tij shënoi ndaj Utah Jazz, teksa realizoi 60 pikë. Një shifër fantastike kjo nga ana e Lillard, që e nisi sfidën në kuotën e 18,534 pikëve, të gjitha me ekipin e Portland. Lillard kaloi legjendën Zach Randolph për vendin e 69-të në listën e pikëshënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA.

32-vjeçari i Portland do të mbetet në këtë pozicion për pak kohë. Objektivi i tij i radhës është Bob McAdoo, që numëron më shumë se 200 pikë nga Lillard në kuotën e 18,787 pikë në total. McAdoo luajti gjate viteve 1972-1986 me ekipe si Boston Celtics, Detroit, Lakers dhe Philadelphia.

Me këtë recital mbresëlënës kundër Utah-s, ylli i Blazers barazoi Luka Doncic (60 pikë ndaj Neë York Knicks në dhjetor) qe kanë kuotën e dytë më të mirë të këtij sezoni në NBA. Ata kanë përpara vetëm Donovan Mitchell, i cili shënoi 71 pikë për Chicago Bulls pak ditë më parë. Ndërkaq, ylli aktual i Portland shton akoma dhe më shumë shifrat, pasi tashmë thellon numrin e pikëve të shënuara në të gjitha kohërat me skuadrën nga Oregoni.

Klan News