Ceremonia e trëndafilave në “Love Story” është shoqëruar me surpriza. Daniela këtë herë nuk ka zgjedhur Vilianin me të cilin po krijon një romancë, por Algertin.

Dea zgjodhi Bajronin, por ky i fundit njoftoi largimin nga programi dhe më pas ajo zgjodhi Albionin. Krisiti dhe Xhoni të dy u hodhën tek vajzat e reja.

Daniela: Sonte dua të hidhja kthetrat e mia diku, diku që e kam vëzhguar. Është djali më i komunikueshëm këtu dhe dua të kem Algertin këtë radhë.

Dea: Unë kam bërë një pushim shumë të gjatë, nuk bëra as takim, trekëndëshin tim e kam krijuar pak. Por unë dal nga ky trekëndësh po zgjedh një djalë pak si grindavec, Bajron e kam me ty.

Bajroni: Nuk pranoj sepse nuk dua që jem më pjesë e këtij programi, pasi nuk kam interes për asnjë nga vajzat.

Dea: Unë po ndihem shumë keq, por unë zgjedh Albionin.

Kristi: E kam shumë të vështirë, kam dy zgjedhje super por me erdhën pesë vështirësi të tjera, por unë do zgjedh Marinelën.

Xhoni: Unë do të zgjedh Rominën./tvklan.al