Debati, analistët: Presidenti ishte më i kontrolluar, Biden nuk shfaqi risi



Debati, analistët: Presidenti ishte më i kontrolluar, Biden nuk shfaqi risi

15:42 23/10/2020

Mbyllja e mikrofonit kur kalohej koha e përcaktuar, ose gjatë ndërhyrjeve u zbatuan rigorozisht në debatin e tretë dhe të fundit mes dy rivalëve për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Me këtë mënyrë u arrit të shmangej kaosi dhe kakofonia e debatit të parë, megjithëse tensionet nuk ishin aspak të ulëta dhe nuk munguan akuzat personale.

“Nuk keni publikuar asnjë raport vjetor të taksave që keni paguar. Çfarë po fshihni? Rusia, Kina po ju paguajnë shumë…”

“Nuk marr unë para nga Kina, por ti. As nga Rusia, as nga Ukraina, por ti merr. Ke bërë 3 milionë e gjysmë dollarë Joe, nga ato që të dha yt bir. Për ty është bërë një shprehje ku thuhet se ‘duhet t’i japin 10 përqindëshin TË MADHIT’”.

Kandidatët shpalosën vizione krejt të kundërta. Për pandeminë, demokrati Biden nuk përjashtoi mundësinë e shtimit të karantinave rajonale. Ndërsa republikani Trump tha se ishte koha e rihapjes së plotë të ekonomisë. Biden premtoi se plani i tij parashikonte ndalimin e plotë të përdorimin e naftës për energji në të mirë të klimës, teksa Trump u bëri thirrje banorëve të shteteve si Teksasi që jetojnë me industrinë e naftës, t’i kujtojnë këto fjalë të rivalit të tij që do të shkretojë vendet e tyre.

Disa analistë mendojnë se në dallim nga debati i parë, performanca e Trump-it ishte më e matur, më e kontrolluar dhe më e përqendruar tek mesazhi. Ndërsa ajo e Biden ishte e pandryshueshme, ndaj dhe nuk ka ndikuar në sondazhet e tij.

Tv Klan




Të ngjashme