Meta: Mbrojta Kushtetutën dhe trashëgiminë

Pasi pa punimin që artisti Alvin Delvina kishte bërë për të, si pjesë e ekspozitës ‘Notre Dam de Tiran” ku në fokus është vendosur mbrojtja e Teatrit Kombëtar nga shembja, Ilir Meta u tregua modest dhe deklaroi se nuk meritonte falenderime për mbështetjen e artistëve në këtë protestë.

“Asnjë falenderim për mua nga të gjithë artistët, pasi nuk kam bërë asgjë tjetër veç detyrën time edhe në çështjen për Teatrin Kombëtar, duke mbrojtur Kushtetutën, ligjin, trashëgiminë kulturore, duke mbrojtur identitetin kombëtar”.

Sipas Metës, nuk mund të ketë një Shqipëri europian nëse nuk mbron identitetin kulturor, ndaj në këtë pikë kërkon reflektim dhe dialog pa adresuar se nga kush i kërkon.

“Besoj se është e domosdoshme që të gjithë të reflektojmë dhe të dialogojmë si një shoqëri e qytetëruar për të zgjidhur të gjitha sfidat në mënyrë të arsyeshme, larg interesave okulte. Nuk mund të ketë një Shqipëri europiane të vërtetë pa identitetin e saj kulturor dhe kombëtar”.

Vetë Meta e ka rrëzuar dy herë ligjin për Teatrin Kombëtar dhe ka bërë ankimim në Gjykatën Kushtetuese për shfuqizimin e tij.

Tv Klan