Dëmtohet rrjeti elektrik, disa zona pa drita në Tiranë




Dëmtohet rrjeti elektrik, disa zona pa drita në Tiranë

12:18 29/06/2022

OSSH, në terren për riparimin

Si pasojë e dëmtimit të disa fiderave të NST Traktora nga punimet e një subjekti publik, kanë mbetur pa energji disa zona në Tiranë.

Sipas një njoftimi nga OSHEE, pa energji kanë mbetur pjesërisht: Qesarakë, rrugët “4 Dëshmorët”, “Bajram Curri”, “Riza Cerova”, “Kongresi i Manastirit”, zona pranë gjimnazit “Çajupi”, rrugët “11 Shkurti”, “Bardhyl”, “Hoxha Tahsim”, zona “Kodra e Priftit”, rruga “Sitki Çiço”, Shkozë dhe zona pranë Freskut.

Grupet e avarisë së OSSH Tiranë janë në terren duke riparuar rrjetin e dëmtuar për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike, thuhet në njoftim./tvklan.al










Të ngjashme